Reperi Zuna mbrëmë ka publikuar videoprojektin më të ri muzikor, me titull “Benzema”. E veçanta e këtij projekti është që pjesë e klipit është edhe Loredana, për të cilën tash e sa kohë qarkullojnë lajmet se është në lidhje dashurie me reperin Zuna.

Megjithëse artistët nuk u deklaruan publikisht rreth kësaj, ata nuk po ndahen nga njëri-tjetri. Madje vlen të theksohet se ata kanë sjellë edhe një duet, “Du bist mein”, që deri më tani ka marrë miliona klikime në YouTube./21Media