Emri i Loredanës është ndër më të lakuarit në media e rrjete sociale.

Ajo vihet në qendër të vëmendjes jo vetëm për talentin në muzikë, sukseset e panumërta e jetën private, por edhe për shpenzimet e ‘çmendura’.

Loredana, e cila numëron 2.7 milionë ndjekës në Instagram, ka marrë vëmendje të madhe me ‘look-un’ në disa fotografi që ka publikuar ditë më parë.

Krahas pamjes unike, Loredaa u përfol për vathët e markës ‘Gucci’ që kanë formë gjarpri të kuruara me disa kristale.

Sipas faqes “What They Wearin”, vathët e këngëtares kushtojnë 1 mijë e 100 euro.

Ndryshe, Loredana ka publikuar dje një pjesë të këngës së re, të titulluar “Tut mir nich leid”./21Media