Reperja mori çmimin “Best Breaking Act”

Reperja mori çmimin “Best Breaking Act”

Rep-artistja e mirënjohur shqiptare, Loredana Zefi vazhdon të jetë shumë e përfolur në mediat rozë.

Loredana mbrëmë ka marrë pjesë në eventin “Swiss Music Awards”, ku edhe u shpërblye me një çmim. Reperja mori çmimin “Best Breaking Act”.

Loredana gjithashtu në këtë event dhuroi një performancë magjike.

“Swiss Music Awards” është eventi më i madh muzikor që organizohet në Zvicër, ku artistët shpërblehen për punën e tyre.

“Kein Wort” titullihet projekti i ri i Loredanës, të cilin e solli në bashkëpunim me reperen JuJu në muajin janar. Kjo këngë në Youtube deri tani numëron mbi 20 milionë klikime. /21Media