Rep- artistja Loredana përmes një fotografie familjare të publikuar në storien e saj në Instagram bashkë me partnerin Mozzik dhe vajzën Hanën, hodhi dyshime për një shtatëzani të dytë shkruan rtv21.tv

Ajo shihet pranë tyre derisa e ka mbuluar barkun me një emoi zemër. Përveç kësaj, para kësaj fotografie reperja ka postuar një storie tjetër teksa ka shkruar se e dëshiron një fëmijë të dytë.

Tutje, Loredana Zefi ka postuar edhe disa momente bashkë me Mozzikun derisa zbulojnë edhe tatuazhet e njëri-tjetrit dhe shumë të përbashkëta./21Media