Në muajin dhjetor Loredana u bë nënë për herë të parë

Në muajin dhjetor Loredana u bë nënë për herë të parë

Çifti i njohur, Mozik dhe Loredana në muajin dhjetor janë bërë prind për herë të parë të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin, Hana.

Loredana preferoi që shtatzaninë e saj  ta mbajë sa më larg vëmendjes mediatike.

Gjatë kësaj kohe në rrjetet sociale ajo publikonte fotografi vetëm të fytyrës së saj, kështu duke shmangur pjesët e trupit.

Por, pas lindjes ajo filloi të tregohet më hapur me ndjekësit dhe herë pas here publikon imazhe të ndryshme, duke mos i lënë anash edhe ato që i ka bërë gjatë kohës sa ishte shtatzënë.

Së fundmi ajo në ‘Instagram’ ka publikuar një video të shkurtër ku zbulon edhe ndryshimet fizike që ka pësuar trupi pas lindjes.

Loredana shfaqet në formë perfekte dhe duket se do i duhet shumë pak kohë që trupi i saj të kthehet ashtu si ka qenë.

Me të ardhur në jetë, prindërit e Hanës, Mozzik dhe Loredana i hapën vajzës së tyre një profil në rrjetin social, Instagram ku filluan të postonin imazhe të saja. Në shumë pak orë profili i Hanës në Instagram arriti të fitojë mbi 142 mijë ndjekës, ndërsa tashmë ky profil numëron mbi 239 mijë ndjekës në këtë rrjet ku ka vetëm 11 fotografi të postuara.

“Bonnie& Clyde” është kënga e përbashkët e dyshes, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip./ 21Media