“Tut mir nicht leid” mban titullin kënga më e re e Loredanës, e cila përkthyer në shqip do të thotë “Nuk më vjen keq”.

Kënga është punuar nga producentët Miksu, Macloud & The Placements. Ndërsa për tekstin është kujdesur vetë rep-artistja.

Loredana së bashku me produksioni Fati TV, një pjesë të videoklipit e realizuan në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Që nga publikimi disa orë më parë, videoklipi i “Tut mir nicht leid” ka arritur të klikohet mbi 273 mijë herë në YouTube./21Media