Loriana Kuka do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian “Lisbonë 2021”.

Xhudistja kosovare ka pësuar humbje në gjysmëfinale nga holandezja Guusje Stenhuis, nënkampione e botës nga viti 2018, kategoria -78 kg.

Kuka do të luftojë për medaljen e bronztë, që do të zhvillohet pas orës 17:00.