Xhudistja kosovare, Loriana Kuka sot fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kuka, në luftën për medaljen e bronztë mposhti rusen Antonina Shmeleva, me Ippon në shënim të artë, kategoria -78 kilogramë.

Loriana fitoi 5️00 pikë të reja Olimpike për normën Olimpike Tokyo 2020.