Kosova është afër të fitojë edhe medaljen e katërt në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Loriana Kuka ka arritur sot në gjysmëfinale të kategorisë -78 kg.

Ajo në çerekfinale e ka mundur me ippon austriaken, Bernadette Graf, kurse në raundin e dytë e ka mposhtur Anastasya Turchi të Ukrainës.

Kuka raundin e parë e ka kaluar pa luftë.