Loriana Kuka nuk do të kthehet duarthatë nga Mastersi i xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit. Xhudistja jonë fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Në luftën kryesore ajo mposhti me ippon në shënim të artë Natalie Poëel të Britanisë së Madhe. Kjo është medalja e katërt për Kosovën nga Mastersi i Dohas, e treta e bronztë.

Veç, Lorianës, të njëjtën medalje e fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, ndërsa Distria Krasniqi mori të artën. Loriana do të arkëtojë edhe 900 pikë Olimpike.

🔥EDHE NJË🥉Loriana ia sjell medaljen e 4️⃣-të Kosovës🇽🇰🇽🇰🇽🇰

Edhe Loriana Kuka nuk do të kthehet duarthatë nga Mastersi i…

Posted by Kosovo Olympic Committee on Wednesday, January 13, 2021