Xhudistja Loriana Kuka ka arritur që të fitojë  medaljen e bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë, në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Pragë.

Në garë për medaljen e  bronztë ajo ka xhudisten italiane, Giorgia Stangherlin.

Loriana Kuka ka pësuar humbje në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, kampione e botës Madeleine Malongan.

Kjo është medalja e dytë e Kosovës në këtë Kampionat, pasi dje Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë./21Media