Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare fton qytetarët t'i bashkohen fushatës "Një kafe si flutur"

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare fton qytetarët t’i bashkohen fushatës “Një kafe si flutur”

Lorik Cana sot apeloi tek të gjithë shqiptarët të kenë kujdes në këto ditë kritike në luftë me COVID-19 dhe t’i bashkohen fushatës sensibilizuese “Një kafe si flutur”.

Nëpërmjet një lidhje direkte në emisionin “Prite të Gjelbrën” të RTV21, Cana tregoi se si po i kalon ditët në izolim së bashku me familjen e tij.

Ai tha se këto ditë pak vështirësi kanë me djalin e tij, 4 vjeç, me të cilin ndonjëherë detyrohet të luaj futboll në shtëpinë e tyre./21Media