Bukuroshja kosovare, Lorinda Kolgeci fitoi konkursin e “The Miss Globe 2020”. Ky event i bukurisë u mbajt në Tiranë, pjesë e të cilit ishin bukuroshe nga mbarë bota,

Përveç kurorës kryesore që e mori bukuroshja nga Prishtina, “The Miss Globe 2020” dha edhe çmimet për katër përcjellëse e misit.

Këto janë çmimet e konkursit të bukurisë “The Miss Globe 2020”.

Përcjellësja e parë e missit – Siberia
Përcjellësja e dytë e missit – Ghana
Përcjellësja e tretë e missit – Brazili
Përcjellësja e katërt e missit – Filipinet.

Kujtojmë se, Lorinda është mbesa e ish-missit të njohur kosovar, Diellza Kolgecit./21Media