Lotët pas golit, flet Muriqi: Kam humbur ëndrrën më të madhe të jetës sime

Vedat Muriqi ka folur menjëherë pas ndeshjes pas golit të shënuar për Mallorcan, që ia dha fitoren ndaj Real Madridit.
“Kanë qenë dy javë shumë të vështira, me emocione e tensione. Unë jam njeri. Pak më herët e kam humbur një penallti në Elche në një ndeshje të vështirë. Më pas e humba kualifikimin për në Kupën e Botës me Kosovën, ëndrrën time të kamotshme. Sot, ky gol, fitorja 2:1. Faleminderit tifozëve për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe çdo gjë që më kanë dhënë. Shpresojmë të mbesim në elitë”, ka deklaruar Muriqi për “MovieStar La Liga”.
Ai ka folur edhe për rëndësinë e pikëve të plota ndaj Real Madridit. Ka thënë se kur luan ndaj një skuadre siç është Reali, ndeshja nis pa pikë për ekipet kundërshtare të madrilenëve.