Akademia Suedeze e Nobelit ka ndarë Çmimin “Nobel” në Letërsi për vitin 2020, të cilin e ka fituar poetja amerikane, Louise Glück.

Glück ka marrë Çmimin “Nobel” me motivacionin “për zërin e saj të pagabueshëm poetik dhe me një bukuri të rreptë e cila e bën ekzistencën individuale universale”.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare sërish nuk ka mundur të fitojë, pavarësisht se ishte i nominuar për këtë çmim.