LSDM porsi për Ivanovin

Sipas LSDM-së Ivanov duhet të mundësojë transferim të qetë të pushtetit

Kryetari i shtetit Gjorge Ivanov është i detyruar të mundësojë transferim të qetë të pushtetit, e jo të mbrojë platforma kriminele për qëllime personale dhe partiake, kumtoi sot LSDM.

“Gjithë opinioni vendor dhe ndërkombëtar e di se ekziston Program i Qeverisë së re reformuese të Maqedonisë unitare. Ekziston shumicë legjitime parlamentare prej 67 % dhe proceset demokratike duhet të vazhdojnë. Ata janë zgjidhje e vetme kundër ndarjeve dhe shtetit binacional”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Sipas LSDM-së, Ivanov nuk guxon t’i rrezikojë interesat shtetërore, e këtë nuk mund ta bëjnë as deputetët e VMRO-DPMNE-së./21Media

Back to top button