Fitore në Manastir, në Kumanovë, në Qendër, në Kriva Pallankë, në Resnje, në Krushevë, në Dibër, në Dollnen dhe komuna të tjera ka shpallur koalicioni “Mundemi” në krye me LSDM-në dhe Lëvizjen BESA.

Sekretari gjeneral i LSDM-së, Lupço Nikollovski tha se ka e nderin të shpall fitoren.

Koalicioni “Mundemi” udhëheq me 2 mandate dhe siç kalon koha, i fitojmë edhe mandatet e reja. E kam nderin, si sekretar i përgjithshëm të shpall fitore të Lidhjes social demokrate të Maqedonisë dhe koalicionit më të mirë. Pas më shumë se 18 vjet shpallim fitore në zgjedhje parlamentare duke prirur me siguri”, tha Nikollovski.

Ai ka deklaruar se në njësinë zgjedhore 1 – prijnë me 1 deputetë me mundësi për rritje, në njësinë zgjedhore 3 – 10 deputetë dhe në njësinë zgjedhore 6 – prijnë por ende nuk kanë rezultate./TV21