Mbrëmë është zhvilluar ndeshja ndërmjet Francës dhe Portugalisë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku rezultati final ishte 0-0.

Sytë e të gjithëve ishin tek dyshja rivale, Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe, por të cilët përkundër përpjekjeve, asnjëri nuk ia dolën të shënonin gola.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Paris-Saint-Germain, e ka quajtur yllin e Juventusit “Idol” duke publikuar një fotot të përbashkët nga ndeshja në rrjetet sociale.