Boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, e ka quajtur spektakolare fitoren e Haxhi Krasniqit, që të shtunën nokautoi gjermanin Dominic Boesel për titullin e botës në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë, dhe në versionin IBO.

“Urime Robin Krasniqi për fitimin e titullit kampion Bote. Një fitore spektakolare. Shume pak e besuan qe dota arrish këtë. Ti mund të jesh shumë krenar për këtë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në “Facebook”.

Për Krasniqin ishte hera e tretë që boksoi për titull bote në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF). Dy herët e kaluara kishte pësuar humbje. Ai ka bilanc prej 51 fitore e gjashtë humbje në boksin profesionist. Për tituj bote në të kaluarën boksuan edhe Luan Krasniqi, Shpend Abazi, Edis Tatli e Shefat Isufi, por nuk kishin arritur ta fitonin luftën vendimtare./21Media