Përmes një postimi në Instagram, Luana ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë një gjak.
“Faleminderit Kosovë. Jemi një gjak”, ka shkruar Luana.
Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e marte, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Deri tani nga ky tërmet të vdekur kanë mbetur 51 persona. /21Media