“Lucifer” është seriali më i shikuar në të gjitha platformat e transmetimit në SHBA.

Seriali në Netflix, me yllin Tom Ellis i cili luan rolin kryesor, së fundmi është kthyer me gjysmën e parë të sezonit të pestë.

Sipas të dhënave të mbledhura, “Lucifer” është më i shikuari se çdo tjetër në SHBA, si në Netflix, Amazon Prime, Disney+ dhe Hulu, në periudhën prej 17 deri më 23 gusht, transmeton rtv21.tv.

Shifrat tregojnë se “Lucifer” u transmetua për 1,591 minuta gjatë asaj jave – 343 minuta përpara serialit të dytë më të shikuar. Në vendin e dytë ishte seriali i animuar “The Legend Of Korra” me 1,248 minuta, ndërsa “The Umbrella Academy” ishte i treti me 1,088 minuta.

Seriali do të përfundojë me një sezonë të gjashtë me gjithsej 10 episoda./21Media