Luftimet me Armeninë kanë bërë që ndeshja e nesërme, e vlefshme për Nations League, mes Azerbajxhanit dhe Qipros do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Fakti që kombëtarja azere drejtohet nga italo-shqiptari Gianni De Biasi ka bërë që të shihet Shqipëria si “shtëpia” e përkohshme e ekipit në fjalë.

Kombëtarja e Azerbajxhanit ka mbërritur tashmë në Shqipëri, ndërsa seanca e sotme është zhvilluar në stadiumin “Selman Stermasi” ku edhe pati një konferencë për shtyp.

Azerbajxhan-Qipro, e vlefshme për League C, Grupi 1 i Nations League luhet nesër në ora 18:00./oranews