Lufta mund të shkaktojë rritje të madhe të çmimit të ushqimeve
Çmimet ndërkombëtare të ushqimit mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë, thotë Agjencia e Ushqimit e OKB-së.
Në një vlerësim paraprak mbi pushtimin rus të Ukrainës, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë thotë se nuk është e qartë nëse Ukraina do të jetë në gjendje të ketë të korra gjatë një konflikti potencialisht të zgjatur, me pasiguri që rrethon edhe eksportet e ushqimeve ruse.
Vlerësimi i tij sugjeron se 20-30% e drithërave të zakonshme të dimrit, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë nuk do të mbillen ose nuk do të mbeten të pavjelura, përcjell rtv21.tv
Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ndërsa Ukraina është e pesta më e madhe, shton Agjencia, raporton BBC
Së bashku, ato sigurojnë 19% të furnizimit botëror të elbit, 14% të grurit dhe 4% të misrit, duke përbërë më shumë se një të tretën e eksporteve globale të drithërave.
Agjencia gjithashtu pret që konflikti të shkaktojë një rritje të numrit të njerëzve të kequshqyer në mbarë botën, me 8 në 12 milionë njerëz në 2022-2023, citon agjencia e lajmeve Reuters./21Media