Lufta mund të sjellë ‘valë të paprecedentë urie dhe mjerimi’, tha shefi i OKB-së

“Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtuar”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cituar nga agjencia AFP, teksa paraqiti raportin e dytë të OKB-së për pasojat e konfliktit.
Lufta “kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke lënë kaos social dhe ekonomik pas saj”, tha Guterres.
Ndërsa, kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim, kriza e vitit të ardhshëm mund të jetë për mungesën e vetë ushqimit, paralajmëron ai, shkruan BBC.
“Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë stuhi grumbulluese – pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë”./21Media

Back to top button