Lufta në Ukrainë një histori tmerri i shkeljeve të të drejtave

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut e ka përshkruar luftën në Ukrainë si një histori tmerri të shkeljeve kundër civilëve, në të cilën respektimi i së drejtës ndërkombëtare është hedhur mënjanë.

Misioni monitorues i OKB-së në Ukrainë ka dokumentuar vrasjen e paligjshme të 50 njerëzve në Bucha, dhe vrasje të tilla me dashje përbëjnë krime lufte, tha zyra në një deklaratë, duke shtuar se hetimet e OKB-së tregojnë se Bucha nuk është një incident i izoluar.

Misioni monitorues ka marrë akuza për më shumë se 300 vrasje të paligjshme në Ukrainë, përcjell rtv21.tv

Shkelje të tjera të qarta të dokumentuara nga misioni monitorues përfshijnë dëshmi të dhunës seksuale, bombardime pa kriter të zonave dhe infrastrukturës civile, si dhe ndalimin, keqtrajtimin, torturimin dhe madje edhe vrasjen e civilëve dhe të robërve të luftës nga të gjitha palët në konflikt, raporton BBC

Komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet bëri një apel urgjent për të gjithë ata që luftojnë për të siguruar respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për të hetuar të gjitha pretendimet për shkelje./21Media

Back to top button