Lufta Ukrainë-Rusi, anëtarët e bordit të Huawei japin dorëheqje

Dy drejtorë joekzekutivë të Huawei në Mbretërinë e Bashkuar kanë dhënë dorëheqjen për qëndrimin e kompanisë ndaj konfliktit në Ukrainë.
Andrew Cahn dhe Ken Olisa mendonin se dështimi i firmës për të dënuar shpejt pushtimin rus i kishte bërë pozicionet e tyre të paqëndrueshme.
Besohet se të dy mendonin se, megjithëse kjo ishte një situatë komplekse për kompaninë, qëndrimi i firmës ishte në kundërshtim me pritshmëritë e tyre si drejtorë të bordit në MB.
“Andrew Cahn dhe Ken Olisa sollën përvojë të konsiderueshme nga bota e biznesit dhe teknologjisë në bordin e drejtorëve të Huawei UK kur u emëruan, respektivisht në 2015 dhe 2018. Të dy kanë treguar mbështetje të fortë për angazhimin e Huawei ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe kanë ndihmuar në ruajtjen e standardeve më të larta të qeverisjes së korporatë”, tha një zyrtar i Huawei.
Lajmet për dorëheqjet vijnë pasi SHBA paralajmëroi kompanitë kineze që të mos shkelin kufizimet në eksportet e teknologjisë në Rusi./21Media

Back to top button