Superliga e Kosovës në basketboll është duke ofruar një kampionat shumë cilësorë dhe tejet të paparashikueshëm në këtë edicion garues.

Tashmë kur po zhvillohen ndeshjet e xhiros së 25, janë dy skuadra, Ponte Prizreni dhe Golden Eagle Ylli të cilat po luftojnë kokë më kokë për më të mirin e Kosovës në basketboll.

Të dy këto skuadra deri më tani kanë mbledhur nga 41 pikë, por Prizreni ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe do të ballafaqohet me Rahovecin.

Në vendin e tretë është Rahoveci me 39 pikë, kurse Peja në të katërtin me 38 pikë.