Luis Enrique tregon nëse po e merr drejtimin e Manchester United

Emra të shumë trajnerëve të njohur në botën e futbollit janë duke u lidhur me stolin e trajnerit të Manchester Unitedit pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.
“Djajtë e Kuq” e konfirmuan të dielën në mëngjes sharkimin e Solskjaer pas rezultateve shumë të dobëta dhe njëkohësisht e emëruan Michael Carrickun si trajner të përkohshëm të skuadrës.
Njëri nga emrat që u përmendën si zëvendësues potencial i norvegjezit është spanjolli Luis Enrique për të cilin u tha se ai është rekomandim i yllit të skuadrës Cristiano Ronaldos.
Por, të githa këto zëra i ka mohuar vet Luis Enrique duke thënë se janë gënjeshta totale.
“A është sot dita e gënjeshtrave?”, ka thënë Enrique.
Duket se Enrique nuk po planifikon të largohet nga Spanja për momentin, dhe ai kuptohet se është shumë i lumtur me punën e tij aktuale.

Back to top button