Iu deshtën vetëm 45 sekonda për ta rrëzuar kundërshtarin. Luis Ortiz e mposhti Alexander Floresin, në kategorinë e rëndë në boks.

41-vjeçari ishte i përgatitur mirë për këtë duel, ku me një goditje të fortë, e kreu punën në këtë luftë. Boksieri kubanez është një nga emrat më të mëdhenj të boksit aktual, pas Joshua, Furyt dhe Wilder.

Flores nuk ishte në gjendje të vazhdonte më pas këtyre goditjeve.

Kjo fitore ia forcon Ortizit pozitën në vendin e tretë në renditjen e WBC-së, ku Tyson Fury është kampion i tanishëm.

Fury pritet ta mbrojë titullin kundër Agit Kabayel në dhjetor.

Ortiz ka regjistruar plotë 27 fitore me nokaut, nga 35 luftime sa i ka gjithsej.