Federata e Futbollit e Uruguait ka njoftuar sot se Luis Suarez ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Testet në ekipin kombëtar të Uruguait dhanë dy rezultate pozitive para ndeshjes me Brazilin.

Përveç Suarez, me COVID-19 rezultoi edhe Rodrigo Munoz. Asnjë prej tyre nuk ka simptoma.

Suarez do të humbasë përplasjen me Brazilin të mërkurën në kualifikimet e Kupës së Botës, dhe ka shumë të ngjarë ndeshjen tjetër të Atletico Madrid.

Një fatkeqësi e veçantë për Suarez është që Atletico do ta luajë ndeshjen të shtunën kundër ish-klubit të tij Barcelona.