Essien flet për  mundësinë e transferimit të Lukaku

Essien flet për  mundësinë e transferimit të Lukaku

Futbollisti i Chelseat, Michael Essien nuk e përjashton mundësinë e transferimit te yllit te Evertonit, Romelu Lukaku te Manchester United.

Essien këmbëngul se nuk ka asnjë arsye pse Lukaku të mos punojë përsëri së bashku me Jose Mourinho tek “Djajtë e Kuq”.

“Në përgjithësi ishin mirë marrëdhëniet mes Lukakut dhe Jose Mourinhos”, ka thënë Essien

“Të gjithë kemi marrëdhënie të ndryshme me Jose. Unë nuk them se marrëdhëniet mes Romelu me Jose ishin të njëjta si më mua, por, në përgjithësi ishin normale dhe ata respektonin njëri-tjetrin”, ka theksuar Essien.