Lukaku pritet të transferohet në Serie A

Lukaku pritet të transferohet në Serie A

Belgu Lukaku është i lidhur me një lëvizje në Serie A. Trajneri i djajëve të kuq, Ole Gunnar Solskjaer, nuk e ka përfshirë belgun në skuadër për ndeshjen e ardhshme ndaj Kristiansund që zhvillohet nesër.

Lukaku ka shprehur qysh moti dëshirën për tu larguar nga Old Trafford dhe shumë shpejt pritet të transferohet në Serie A.

Juventus dhe Inter janë në luftë për sulmuesin belg, mirëpo raportohet se Interi është në përparësi ndaj Juventusit, ani pse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes klubeve.