Lul Raka me Covid-19
2 Nëntor 2020
Mikrobiologu Lul Raka është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur sonte Raka përmes një postimi në facebook, ku ka theksuar se nuk ka simptoma.
“Pas disa simptomave të shfaqura mbrëmë te gruaja Laura, sot u testuam për COVID. Unë dhe gruaja rezultuam pozitivë (unë nuk kam simptoma). Fëmijët, Lena dhe Lumi dolën negativ. (Learti punon e studion ne Prishtinë).”, ka shkruar Raka në facebook./21Media