Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, këtë të diele e ka kaluar pranë familjes dhe këtë e ka treguar përmes fotografive.

Në InstaStory këngëtarja ka publikuar dy fotografi të babait të saj, për të cilin ajo thotë se merr lulet më të bukura vetëm nga ai.

“Vajza e babit” dhe  “Lulet më të bukura m’i jep ti”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografive.

Ndryshe,  “Me Tana” është projekti i fundit muzikor nga Elvana Gjata. Me këtë këngë ajo mori pjesë në “Festivalin e 58-të të Këngës” në RTSH. Elvana zuri vendin e dytë në festival./21Media