Lumi B dhe Yll Limani publikuan këngën e re
14 Gusht 2020
Artistët Lumi B dhe Yll Limani publikuan sot këngën e tyre të re të titulluar “Pate”.
Për instrumentalin e “Pate” është përkujdesur producenti Fatjon Miftari, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët.
Videoklipin e këngës Lumi B dhe Ylli ia besuan Imagine Films.
Që nga publikimi rreth dy orë më parë, videoklipi i “Pate” është klikuar mbi 45 mijë herë në kanalin YouTube./21Media