Lumia 950 dhe 950 XL, të prezantuar nga ana e Microsoft në tetor 2015, shihen si telefonat më të mirë të kompanisë

Lumia 950 dhe 950 XL, të prezantuar nga ana e Microsoft në tetor 2015, shihen si telefonat më të mirë të kompanisë

Megjithatë, të dy telefonat shumë shpejt kanë ardhur në fokus për shkak të mungesës së interesimit të përdoruesve për platformën mobile të Microsoft.

Një video tregon se Lumia 950 dhe 950 XL pritet të jenë adut i madh në afarizmin mobil, duke i ndihmuar Microsoft që të tërheqë sa më shumë blerës. Pjesa më interesante është mbështetja për lapsin.

Microsoft këtë ka dashur ta bëjë te disa nga telefonat Lumia, ndërsa Lumia 950 XL duket të jetë pajisja e tillë e parë. Kjo në thelb nënkupton se telefoni Microsoft Lumia 950 XL duhet të jetë vrasësi i modelit Samsung Galaxy Note. Funksioni i dytë që kurrë nuk ka ardhur në treg është Smart Cover, ndërsa videoja tregon edhe Active Sides, funksionin që e kemi parë te telefoni Lumia McLaren, i cili asnjëherë nuk është prezantuar.