Ish-ministri Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka treguar se ka rezultuar pozitv me Covid-19.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”.

“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Abdixhiku.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 3 mijë e 703 raste , prej tyre 79 persona kanë vdekur dhe 1 mijë e 946 janë shëruar./21Media