Lumturia vjen nga zgjidhja e problemeve
28 Dhjetor 2020
Nga: Mark Manson
Përktheu: Bledar Kurti
Problemet janë të vazhdueshme në jetë. Kur e zgjidh problemin e shëndetit duke u anëtarësuar në një palestër, ti krijon probleme të reja, si për shembull, të zgjohesh herët që të mbërrish në orar, të djersitësh si derr për gjysmë ore duke ushtruar me biçikletë…
Problemet nuk mbarojnë kurrë; ato thjesht shkëmbehen ose përmirësohen. Lumturia vjen nga zgjidhja e problemeve. Fjala kyçe këtu është “zgjidhje”. Që të jemi të lumtur, na duhet diçka për ta zgjidhur. Ndaj, lumturia është një lloj veprimi; është një aktivitet, jo diçka që të është dhënë pasivisht.
Lumturia është një proces i vazhdueshëm pune, sepse të zgjidhësh problemet, është proces i vazhdueshëm pune. Çfarëdo qofshin problemet tua, koncepti është i njëjtë: zgjidh probleme, ji i lumtur!
Pjesë nga libri “Arti i brishtë, I not givin a fuck”