"Je munduar të ndërhysh edhe në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj

“Je munduar të ndërhysh edhe në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj

Kryetari i PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku sot i reagoi kryetarit të komunës Bekim Jasharit, i cili e kritikoi për ndihmat ndaj të varfërve që Lushtaku i shpërndau sot me logo të PDK-së.

Sami Lushtaku në reagimin për Bekim Jasharin, u shpreh se ai dhe partia kanë kontribuar që Jashari të bëhet kryetar i Skënderajt.

“Ti Bekim, që prej se je bërë kryetar komune vazhdimisht je shndërruar në një figurë prej viktime dhe përçarësi. Je munduar të ndërhysh edhe në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, por ty dhe secilit që ka tentuar të ndërhyjë për qëllime të ulëta, ja kam treguar vendin përmes votës së anëtarësisë. Kam fituar mbi 90% të votave si në zgjedhje të brendshme ashtu edhe në ato të komunës deri sa më je lutur që të të përkrahë ty në këtë detyrë. E paske përmendur edhe luftën, për të cilën ti nuk di asgjës sepse ke informata gjysmake që ke dëgjuar nga të tjerët. Kemi hyrë në luftë por nuk e kemi ditur a shpëtojmë apo jo. Kam luftuar për atdheun sepse e kam pasur obligim, pa menduar çka na pret në të ardhmen. Jam krenar për këtë, e për gjitha këto, dëshmitari më i mirë është Zoti.”, shkroi ndër të tjera Lushtaku.

Tutje, Lushtak u shpreh përmes facebook-ut se pandeminë nuk e shfrytëzon për poena politik, sepse siç shkroi ka përkhrahje të mjaftueshme dhe se kjo sipas Lushtakut i pengon Jasharit.

Lushtaku më tutje shkroi se Jashari deri tani nuk ka bërë asnjë projekt madhor.

Sa i përket pakove ushqimore, Lushtaku deklaroi se ato janë kontribut i anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj dhe i të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë “prandaj kemi vendosur llogon e degës”./21Media