Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni (1911-1938). Migjeni ka qenë poet dhe prozator i shquar shqiptar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij.

Ai ka pasqyruar varfërinë e thellë të viteve kur ka jetuar dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj./21Media

LUTJE

Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
me tinguj t’argjantë
e akorde t’artë.

Të lutem, o perëndi,
për një simfoni –
plot dashuni
të nxehtë si tu vasha gjitë
kur vlojnë ndijesitë.

Të lutem, o perëndi
për një simfoni
të dëfrej në lumni
t’u u përkundë n’ani
të bukur t’andrrimeve
të kaitër, ku të fantazmeve
buzët më tërheqin zjarrtë
e më digjen syt e flaktë.

Të lutem, o perëndi,
për një simfoni –
e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi.