Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi gjatë debatit të sotëm në seancën e Kuvendit në lidhje me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, deklaroi se nuk duhet të përmendet emri i drejtorit të IKShP-së, Naser Ramadanit, pasi sipas tij, ky i fundit u shkarkua nga Bordi i ShSKUK-së në kohën e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qysh nuk ju vjen keq ta përmendni Naser Ramadanin. Çka po e falënderoni ju Naser Ramadanin, ju e keni shkarkuar Naser Ramadanin. Arben Vitia e ka shkarkuar Naser Ramadanin prej ShSKUK-së. E keni shkarkuar Naser Ramadanin po ua përkujtoj. Mos dilni tash ta falënderoni. Pse ai nuk ka pasur çfarë t’ju bëjë, a po mendoni që mirë i ka ardhur? Ndoshta tregon ndonjëherë a i ka ardhur mirë. Në bordin ku ka qenë kryesues, në bordin ku e kanë bërë kryesuses një ish-ministër të PDK-së. Ju nuk keni besuar në vlerat që përfaqëson, qysh ja keni nis e keni shkarkuar edhe prej institutit po fati në fatkeqësi për të që ka qenë pandemia”, deklaroi ai.

Krasniqi kritikoi qeverinë e re për shkak të mos prezencës së tyre në seancën e parë të Kuvendit, që prej emërimit në qeveri.

Krasniqi tha se sot në seancën që po mbahet po shihen disa “siklete”, meqë sipas tij vendimet e LVV-së në fund kur të merret verdikt nga gjykata, mund të dalin kriminale, për shkak të pasojave që kanë pasur ato.

Deputeti i PDK-së tha se është keq të thuhet, se nuk ka pasur maska e doreza, meqë siç tha ai një gjë e tillë nuk ka qenë e vërtetë./kp