Lëvizja Vetëvendosje pas fitores së shënuar në zgjedhjet parlamentare, synon fitore edhe në zgjedhjet lokale. Madje në zgjedhjet që pritet të mbahen në nëntor të këtij viti, LVV synon fitore masive nëpër komuna.

Kështu thuhet në një komunikatë të kësaj partie, në të cilën jepen edhe detaje nga mbledhja e fundit e qendrave të LVV-së në nivel vendi e që pjesë e saj ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

“Ndryshimit të madh që ndodhi përmes referendumit gjithpopullor në nivelin nacional, në vjeshtën e këtij viti do t’i bashkërendohet edhe fitorja masive në komunat e Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë, përveçse e nevojshme, është edhe e domosdoshme për t’u kompletuar ndryshimi i gjithmbarshëm”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Dje u mbajt mbledhja e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të cilën mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës,…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, April 10, 2021