LVV reagon pas vendimit të Gjykatës: Do të angazhohemi për zgjedhjen e presidentit

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli pavlefshëm dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe u dha afat 34 ditë deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri, liderët dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci theksoi rëndësinë e përgjegjësisë dhe reflektimit.

“Veprimet në pozitat institucionale duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë dhe pa inate personale. Ky moment duhet të shërbejë për angazhim të të zgjedhurve të popullit, që vendi të mos futet në një krizë të re dhe në një cikël të përsëritur zgjedhjesh”, tha ajo.

Back to top button