LVV s’pret probleme për presidentin

 

Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk po pret probleme për zgjedhjen e presidentit të vendit. Partia e Albin Kurtit shprehet e bindur se subjektet tjera parlamentare nuk do të bëhen pengesë për formimin e institucioneve.

Por,Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk kanë vota për Vjosa Osmanin presidente. Ndërkohë, ish bashkëpartiakët e kësaj të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës shprehen në mëdyshje për vendimmarrjen që do ta kenë në momentin e zgjedhjes së presidentit./21Media

Back to top button