Shumë njerëz dëshirojnë një rrugë të shpejtë drejt një ngjyre të dëshiruar trupore.

Kemi dëgjuar shumë persona që për të marrë një nxirje më të shpejtë përdorin birrën apo rodukte të tjera si një vaj diellor. Mirëpo sipas mjekëve ky është një gabim shumë i rëndë.

“Lyerja me birrë është një ide e keqe. Nxirja që duket se shfaqet pas lyerjes me birrë është vetëm një iluzion. Birra përmban një proces inflamator të dëmshëm për lëkurën,”- shprehen ata.

Në vend të përdorimit të birrës, mjekët këshillojnë përdorimin e produkteve dhe ushqimeve që përmbajnë riboflavin dhe beta-karotinë, pasi stimulojnë prodhimin e melaninës, vitaminave A, C, E dhe acide yndyrore të pangopura.