Çifti duket bukur në imazhin e publikuar së fundmi

Çifti duket bukur në imazhin e publikuar së fundmi

Lyrical Son është njëri ndër reperët më të njohur në vend dhe më gjerë. Ai dhe bashkëshortja po tregohen mjaft aktiv në rrjete sociale, në të cilat po publikojnë imazhe të shumta nga përditshmëria e tyre, shkruan rtv21.tv

Krahas imazheve dhe videove të vajzave të tyre, së fundmi Gresa publikoi një fotografi të bukur, në të cilën shihet me personin e saj të zemrës, Lyrical Sonin.

Dyshja në imazhin e fundit duken bukur dhe mjaft të lumtur afër njëri-tjetrit.

Lyrical Son dhe Gresa janë prindër të dy vajzave, Evës dhe Erikës./21Media