Reperi S4MM, ka publikuar sot projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Ma Cherie”.

Kënga e cila është ritmike e zhanrit hip-hop, është punuar nga producenti Rrzon, kurse tekstin e ka shkruar vetë S4MM.

Për anën vizuale të projektit, reperi nga Tetova ka bashkëpunuar me produksionin A Vision.

Që nga publikimi, rreth 3 orë më parë, videoklipi i “Ma Cherie” ka arritur të klikohet mbi 68 mijë herë në kanalin YouTube./21Media