Aktorja e re turke, Nisa Sofiya Aksongur, bëri për vete publikun me rolin e “Ovës” në filmin shumë të komentuar “7 Kogustaki Mucize” që në shqip do të thotë  “Mrekullia në qelinë numër 7”.

9 vjeçarja e cila tashmë numëron mbi 700 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, së fundmi në InstaStory ka shpërndarë këngën “A don Hala” të Tuna Sejdiut në bashkëpunim me Yll Limanin.

Një reagim nuk ka munguar as nga Tuna, e cila ka thënë se nëse do të takohen me shumë qejf do të ia këndojë të gjitha këngët e albumit.

Hey Ova, ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi me shumë qejf do ta kisha kënduar gjithë albumin”, ka shkruar Tuna.

Filmi “7 Kogustaki Mucize” ka një storie sa të dhimbshme po aq të ngrohtë për lidhjen mes një babai dhe vajzës së tij. Me regji të Mehmet Ada Öztekin, në këtë film shkëlqen Nisa Sofiya Aksongusi, një vajzë e vogël e dëshpëruar për të rikthyer në shtëpi përsëri babanë e saj të akuzuar rrejshëm për një vrasje, i cili gjithashtu është me aftësi të kufizuara mendore (rol i luajtur nga Aras Bulut Iynemli)./21Media