Çifti i njohur i estradës, Lind Islami dhe Venera Lumani pas bashkëpunimeve të shumta e të suksesshme, kanë finalizuar edhe një projekt të ri së bashku.

“Ma shumë” titullohet kënga e re e dyshes të cilën e kanë publikuar edhe me videoklip.

Për muzikën është përkujdesur kantautori, Elgit Doda dhe Lindi, ndërsa tekstin e kanë shkruar Venera dhe Lindi.

 

“Larg” titullohet projketi i fundit i çifit të cilin e publikuan në muajin prill. Kjo këngë deri tani në YouTube numëron mbi 2 milionë klikime. /21Media