Macja udhëtoi 38 kilometra për t’u kthyer në vendin e lindjes
24 Janar 2021
Një mace dy vjeçare u kthye në fshatin ku lindi pasi bëri 38 kilmometra rrugë.
Ginger tom, Cupid, u gjet në Odstock, afër Salisbury, Wiltshire, pasi u zhduk nga Bournemouth menjëherë pas Krishtlindjeve, përcjell portali rtv21.tv
Amy Osborne, e cila gjeti macen tha: “Jetoi dy dyer larg meje, dy vjet më parë – nuk kisha ide se ishte e njëjta kotele.”
Pronarja, India Redman, tha se ajo nuk kishte fjalë.
“Ai duhet të jetë më i zgjuar se sa duket – është me të vërtetë se si e gjeti rrugën e kthimit,” shtoi zonja Redman.
Zonja Osborne ishte në gjendje të ribashkojë Cupid me familjen e saj pasi postoi detaje të zbulimit të maces në mediat sociale.
“Nga të gjitha vendet ku mund të kishte shpëtuar ose humbur, sa e çuditshme është që do të përfundojë atje ku ka lindur fillimisht – duhet të jetë një instinkt i fshehtë.”/21Media